Zbulimi që po trondit mjekësinë, aspirina mund të zvogëlojë kancerin

Zbulimi që po trondit mjekësinë, aspirina mund të zvogëlojë kancerin

Studimet e fundit po forcojnë bindjen se Aspirina mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e disa formave të kancerit, veçanërisht atij kolorektal. 

 

Provat klinike tek pacientët me rrezik të lartë gjenetik, si ata me Sindromën Lynch, tregojnë se përdorimi i rregullt i dozave të ulëta të aspirinës mund të ulë deri në 50% rrezikun e zhvillimit ose rikthimit të sëmundjes. 

 

Shkencëtarët besojnë se efekti lidhet me aftësinë e saj për të penguar inflamacionin, për të bllokuar enzima si Cox-2 dhe për të ndihmuar sistemin imunitar të zbulojë qelizat kancerogjene. 

 

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi duhet të bëhet vetëm nën këshillën e mjekut, për shkak të efekteve anësore të mundshme si gjakderdhjet dhe problemet gastrointestinale. 

 

Ndërkohë, disa vende kanë nisur të përfshijnë aspirinën në udhëzimet për grupet me rrezik të lartë, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të kuptuar plotësisht potencialin e saj në luftën kundër kancerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy