Trump: Irani ka liruar një grua amerikane të ndaluar në vitin 2024

Trump: Irani ka liruar një grua amerikane të ndaluar në vitin 2024

Irani ka lejuar një shtetase amerikane, të ndaluar padrejtësisht në dhjetor 2024 nën presidencën e Joe Bidenit të përgjumur, të largohet nga vendi.

 

Njoftimi u bë nga Presidenti Donald Trump në një postim në rrjetin social Truth.

 

Ajo tani është e sigurt jashtë Iranit dhe në shëndet të mirë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë këtë gjest të vullnetit të mirë nga Irani.

 

Gruaja me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe iraniane, quhet Dena Karari. Ajo u arrestua në Iran në dhjetor 2024 pas një vizite në familjen e saj me akuza për spiunazh dhe bashkëpunim me një shtet armiqësor. 

 

Sipas avokatit Jared Genser, ajo ishte marrë në pyetje disa herë, por nuk u ndalua kurrë. Gruaja është larguar nga Irani dhe është duke shkuar në Shtetet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy