Sulm izraelit në jug të Libanit, dy viktima dhe disa të plagosur

Sulm izraelit në jug të Libanit, dy viktima dhe disa të plagosur

Sipas Ministrisë së Shëndetit Publik në Liban, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të vendit. 

 

Ngjarja ndodhi në qytetin Nabatieh al-Fawqa, bëri të ditur ministria në një deklaratë të publikuar të premten në mëngjes.

 

Një ditë më parë, autoritetet shëndetësore raportuan se sulmet izraelite në disa zona të distriktit Nabatieh kishin shkaktuar të paktën 14 viktima. Situata në rajon mbetet e tensionuar, pavarësisht zgjatjes së armëpushimit.

 

Gjatë kësaj periudhe, Izraeli dhe grupi Hezbollah, i mbështetur nga Irani, kanë vijuar shkëmbimin e sulmeve, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në jug të Libanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy