Australi/ I akuzuar për përdhunim, reperi i njohur britanik shpallet i pafajshëm

Australi/ I akuzuar për përdhunim, reperi i njohur britanik shpallet i pafajshëm

Reperi dhe YouTuberi britanik Yung Filly, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, është shpallur i pafajshëm për tre akuza për përdhunim në një gjykatë në Australinë Perëndimore, lidhur me një ngjarje të ndodhur pas një performance në Perth gjatë vitit 2024.

 

Juria e shpalli 30-vjeçarin të pafajshëm për tre akuza për depërtim seksual pa pëlqim, ndërsa e gjeti fajtor për dy akuza për sulm që shkaktuan lëndime trupore.

 

Sipas mediave lokale, Yung Filly shpërtheu në lot kur u lexua vendimi i gjykatës. Ai do të mbetet në liri me kusht deri më 21 gusht, kur gjykata pritet të caktojë datën e dënimit për akuzat për të cilat u shpall fajtor.

 

Prokuroria do të vendosë në javët në vijim nëse do të kërkojë rigjykim për tre akuzat për përdhunim, për të cilat juria nuk arriti një verdikt.

 

Barrientos ishte akuzuar se kishte sulmuar seksualisht një 20-vjeçare në dhomën e tij të hotelit, pasi kishte performuar në një klub nate në Hillarys, një periferi bregdetare e Perthit.

 

Gjatë gjyqit, ai deklaroi se marrëdhënia mes tyre kishte qenë me pëlqim dhe mohoi akuzat për përdhunim. Megjithatë, pranoi se e kishte kafshuar disa herë gruan, duke e përshkruar këtë si një "kafshim dashurie", ndërsa mohoi se ajo i kishte kërkuar të ndalonte.

 

Prokuroria argumentoi se i pandehuri kishte përdorur dhunë ndaj viktimës, duke paraqitur edhe fotografi të mavijosjeve dhe shenjave të kafshimit. Nga ana tjetër, mbrojtja këmbënguli se dëshmia e akuzueses përmbante mospërputhje dhe pasaktësi.

 

Yung Filly është një figurë e njohur në rrjetet sociale dhe pjesë e kolektivit të YouTube Beta Squad. Ai numëron rreth 1.8 milionë abonentë në YouTube, mbi 3 milionë ndjekës në TikTok dhe rreth 2.4 milionë në Instagram.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy