Polonia po heton nëse një tentativë për sulm kibernetik ndaj një objekti kërkimor bërthamor është kryer nga Irani, deklaroi qeveria të enjten.
Ministri dixhital i vendit, Krzysztof Gawkowski, tha në një deklaratë se “Polonia ka identifikuar një përpjekje për sulm kibernetik në serverat e Qendrës Kombëtare për Kërkime Bërthamore, të cilin autoritetet e kanë penguar.”
Ai u tha mediave lokale se sulmi u krye gjatë ditëve të fundit.
Qendra bërthamore tha në një deklaratë se të gjitha sistemet e sigurisë funksionuan sipas procedurave.
“Një reaktor po funksionon në mënyrë të sigurt dhe pa probleme me fuqi të plotë”, tha në deklaratë Jakub Kupecki, drejtori i qendrës.
Objekti kryen kërkime mbi energjinë bërthamore, pasi Polonia nuk ka armë bërthamore të vetat.
Shërbimet polake të sigurisë kibernetike dhe ministria e energjisë po punojnë me objektin, tha Gawkowski.
Ministri u tha mediave se ka sinjale të hershme që sugjerojnë se sulmi erdhi nga Irani.
Identifikimet e para të vektorëve të hyrjes lidhen me Iranin.
Gawkowski shtoi se hakerat mund të kenë përdorur u tregues që lidhin sulmin me Iranin në përpjekje për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Polonia është përballur me një numër të madh sulmesh kibernetike ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.
Agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe të kibernetikës kanë paralajmëruar subjektet kritike të jenë në gatishmëri të lartë për sulme kibernetike iraniane pas fillimit të konfliktit në fund të shkurtit.



