Një shpërthim vrau tetë persona në një fabrikë bioteknologjie në Kinën veriore , raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Shpërthimi ndodhi të shtunën në një fabrikë të kompanisë Jiapeng Biotech në provincën Shanxi, sipas agjencisë së lajmeve, e cila citoi autoritetet lokale.
Media shtetërore fillimisht raportoi shtatë të vdekur dhe një person të zhdukur, përpara se ta rriste numrin të dielën.
Sipas të njëjtit burim, përfaqësuesi ligjor i kompanisë është marrë në paraburgim. Kompania ka selinë në Qarkun Shanyin, afërsisht 400 kilometra në perëndim të Pekinit.
Shkaku nuk dihet ende, por një ekip është dërguar për të hetuar. Aksidentet industriale janë të zakonshme në Kinë për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë.



