Sulm kibernetik në SHBA/ Hakerët ndërhyjnë në sistemin kryesor të Forcave Ajrore Amerikane

Sulm kibernetik në SHBA/ Hakerët ndërhyjnë në sistemin kryesor të Forcave Ajrore Amerikane

Hakerët kanë arritur të ndërhyjnë në platformën kryesore kompjuterike (cloud) të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur si "Cloud One", në një zhvillim që mund të rrezikojë një sasi të madhe të dhënash të ndjeshme taktike, logjistike dhe të personelit ushtarak.

 

Lajmi u raportua fillimisht si ekskluzive nga agjencia Reuters dhe u konfirmua më pas për NBC News nga një zyrtar amerikan. Sipas burimeve të njohura me çështjen, ndërhyrja u zbulua rreth një muaj më parë, krejt rastësisht, gjatë punimeve rutinë për përditësimin e sistemit.

 

E nisur në vitin 2017, platforma Cloud One shërben si një qendër e vetme për nevojat teknologjike të Forcave Ajrore amerikane, duke kombinuar burimet e katër gjigantëve të teknologjisë: Microsoft, Amazon, Oracle dhe Alphabet (Google).

 

Ky sistem menaxhon aplikacione jetike, përfshirë: Sistemin e Komandës dhe Kontrollit (Cloud-Based Command and Control): Që mbledh të dhënat e radarëve të mbrojtjes ajrore në të gjithë Amerikën e Veriut. Sistemin e Municioneve Luftarake (TICMS): Që gjurmon dhe menaxhon inventarët e bombave dhe raketave në më shumë se 200 baza dhe lokacione të Forcave Ajrore të SHBA-së në mbarë botën.

 

Një nga burimet e cituara nga mediat ndërkombëtare shpjegoi se sulmuesit shfrytëzuan një dobësi në softuer për të arritur në "planin e kontrollit" shtresën administrative që menaxhon të gjithë infrastrukturën. Ky akses u krahasua me një "telekomandë universale", përmes së cilës ndërhyrësit teorikisht mund të kontrollonin statusin operacional të avionëve luftarakë ose lëvizjen e pjesëve të këmbimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy