Janë të paktën 47 viktimat në një festë të Vitit të Ri në resortin zviceran të skive Crans Montana.
Njëqind persona janë plagosur, por numri i viktimave mund të rritet. Disa viktima janë të paidentifikueshme për shkak të djegieve të rënda. Shpërthimi shkatërroi barin Le Constellation, një vend të njohur turistik, gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Mediat italiane flasin për rreth 15 shtetas italianë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje.
"Për momentin, një duzinë ose pesëmbëdhjetë italianë janë gjetur në spitale. I njëjti numër janë të zhdukur", që do të thotë "familjet kanë kontaktuar njësinë e krizës dhe ambasadën" për të kërkuar lajme për të afërmit e tyre, deklaroi ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
Zjarri u shkaktua nga "një shpërthim që erdhi si pasojë e një fishekzjarri të hedhur në tavanin e varur" të barit, tha ambasadori italian në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado.
Sipas rrëfimit të shtetaseve franceze, të pranishme në vendin e ngjarjes, flakët që shkatërruan barin erdhën nga qirinj të ndezur në shishe shampanje, të cilat i vunë flakën tavanit prej druri. "Një nga qirinjtë ishte mbajtur shumë afër tavanit, i cili mori flakë. Brenda disa dhjetëra sekondash, i gjithë tavani ishte në flakë. Ishte bërë i gjithi prej druri", thanë dy gratë.



