Moti i keq dhe stuhitë e fuqishme vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në lindje të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë vonesa e anulime të qindra fluturimeve të premten në mëngjes, si dhe përmbytje të konsiderueshme në disa shtete.
Sipas të dhënave të FlightAware, mbi 300 fluturime u vonuan dhe 86 u anuluan herët të premten, me aeroportin JFK të Nju Jorkut dhe atë të Uashingtonit ndër më të goditurit.
Kjo vjen pas kaosit të Ditës së Falënderimeve, ku u vonuan mbi 2,500 fluturime, ndërsa në Nju Jork reshjet rekord detyruan shtyrjen e paradës tradicionale të Macy's për ditën e shtunë.
Ndërkohë, rreth 736,000 konsumatorë mbeten ende pa energji elektrike pas erërave të forta që rrëzuan pemë e shtylla.
Përmbytje të rënda janë regjistruar në Uashington DC, Virxhinia, Maryland dhe New Jersey, ku disa zona pësuan vërshime më të rënda se gjatë Uraganit Sandy në vitin 2012.
Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon që stuhia të nisë të dobësohet gradualisht gjatë ditës së sotme.
