Rusia: Droni ukrainas dëmtoi infrastrukturën e gazit në rajonin e Orenburgut

Rusia: Droni ukrainas dëmtoi infrastrukturën e gazit në rajonin e Orenburgut

Një dron ukrainas ka dëmtuar infrastrukturën e një impianti gazi në rajonin e Orenburgut, rreth 1300 kilometra në vijë ajrore nga fronti ruso-ukrainas, njoftoi guvernatori rajonal Yevgeny Solntsev. 

Sulmi me dron thuhet se shkaktoi një zjarr në njërën nga punishtet e impiantit dhe zjarrfikësit po punojnë për ta shuar atë. 

Guvernatori raportoi në Telegram se nuk pati të lënduar midis punonjësve të impiantit dhe nuk ka rrezik për qytetin që ndodhet pranë.

Termocentrali i Orenburgut është një nga infrastrukturat më të rëndësishme për prodhimin e gazit rus, me një kapacitet prej 45 miliardë metrash kub gaz në vit. 

Ai është i lidhur edhe me nxjerrjen e gazit natyror në Kazakistan dhe është pjesë e ndërmarrjes së përbashkët ruso-kazake KazRosGaz. Termocentrali është nën sanksionet e Bashkimit Europian.  

Konflikti ruso-ukrainas ka parë një rritje të ndërhyrjeve kundër objekteve ruse të hidrokarbureve, të cilat synojnë dëmtimin e prodhimit dhe tregtisë, gjë që ushqen arkat ruse dhe aftësitë ushtarake të Moskës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy