Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përmbysur “zbulimin e rrezikut” të vitit 2009, një vendim kyç i miratuar gjatë administratës së Barack Obama, që e konsideronte ndotjen nga gazrat serrë kërcënim për shëndetin publik.
Vendimi i Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) kishte shërbyer si bazë ligjore për kufizimin e emetimeve në sektorë si automjetet dhe energjia.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë si “deregulimin më të madh në historinë amerikane”, duke premtuar ulje kostosh për prodhuesit e makinave dhe çmime më të lira për konsumatorët.
Ndërkohë, grupet mjedisore paralajmërojnë pasoja serioze për klimën dhe shëndetin publik, duke paralajmëruar sfida ligjore kundër vendimit.



