Bavaria anulon kontratën 1 miliard euro me Microsoft, zgjedh zgjidhjet me kod të hapur

Bavaria anulon kontratën 1 miliard euro me Microsoft, zgjedh zgjidhjet me kod të hapur

Ministria Bavareze për Çështjet Dixhitale ka anuluar një marrëveshje të planifikuar me Microsoft, e cila do t'i kushtonte administratës shtetërore afro 1 miliard euro gjatë pesë viteve të ardhshme.

 

Në vend të paketës së produkteve të gjigantit amerikan të teknologjisë, Bavaria ka vendosur të ndërtojë një infrastrukturë dixhitale të bazuar në softuerë me kod të hapur (open-source), me synimin për të rritur pavarësinë teknologjike dhe sigurinë e të dhënave.

 

Ministri i Dixhitalizimit, Fabian Mehring, deklaroi se zgjidhjet open-source do të mbrojnë administratën nga rritja e kostove dhe do të garantojnë funksionimin e shërbimeve edhe në situata krize.

 

Vendimi është pjesë e një prirjeje më të gjerë në Gjermani dhe Evropë për të reduktuar varësinë nga kompanitë amerikane të teknologjisë, mes shqetësimeve në rritje për privatësinë dhe sovranitetin e të dhënave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy