Gazetari shqiptar në SHBA, Beqir Sina, për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit thotë se humbja e Donald Trump vjen pasi u fokusua në arenën ndërkombëtare, por nuk fitoi në çështjet e brendshme.
Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV se, Trump i duhet patjetër kompromis me demokratët në dy vitet e mbetura.
Shkaktari i kësaj humbjeve sipas rezultateve të dala, por edhe sipas sondazheve, rezulton se pikët më kryesore dhe më të dobëta, ishin kostoja e jetesës, inflacioni dhe çmimet e energjsië, që përmbysën shtete si Teksasi, Karolina e Veriut dhe e Jugut por edhe Miçigani. Trump u fokusua te beteja e tij “Amerika e para”.
Ndoshta fitoi Amerika në arenën ndërkombëtare, por nuk fitoi në çështjet e brendshme dhe nuk fitoi votën plebishitare të zgjedhjeve të 2024 dhe tani u kthye në një valë blu plebishitare kundër Donald Trump. Trump nuk fitoi në çështjet e brendshme.
Nëse demokratët do të fitojnë dy dhomat e Kongresit dhe Senatit, do ti kufizohet shumë puna, pasi mund të ndodhë bllokimi i qeverisë dhe Trump do e ketë shumë të vështirë zhbllokimin e saj pa një konsensus me demokratët.
