Ushtria izraelite kryen sulme në jug të Bejrutit/ Hezbollah përgjigjet, lëshon 30 raketa

Ushtria izraelite kryen sulme në jug të Bejrutit/ Hezbollah përgjigjet, lëshon 30 raketa

Liban- Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore në jug të Bejrutit, ndërsa grupi militant Hezbollah ka lëshuar rreth 30 raketa drejt veriut të Izraelit, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes palëve. 

 

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit në Liban (ANI), dy sulme izraelite kanë shënjestruar automjete rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit. Një prej tyre goditi një makinë në autostradën që lidh Bejrutin me jugun e vendit, në zonën e Jiyeh, ndërsa tjetri ndodhi në zonën përreth Saadiyat. 

 

Këto zona nuk konsiderohen bastione të Hezbollahut. 

 

Këto zhvillime vijnë pas sulmeve të mëdha të së ashtuquajturës “e mërkura e zezë” më 8 prill, kur bombardimet izraelite shkaktuan mbi 350 viktima në Bejrut dhe zona të tjera të Libanit. 

 

Pas atyre ngjarjeve, Izraeli kishte ndaluar goditjet në kryeqytet për shkak të presionit diplomatik ndërkombëtar. 

 

Nga ana tjetër, Hezbollah, i mbështetur nga Irani – ka konfirmuar se ka lëshuar raketa drejt dhjetë lokaliteteve në veri të Izraelit, pranë kufirit mes dy vendeve. 

 

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi për AFP se rreth 30 raketa janë lëshuar gjatë mëngjesit të së mërkurës. 

 

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vijuar sulmet edhe në disa zona të tjera në jug të Libanit. Këto përplasje ndodhin vetëm një ditë pasi Libani dhe Izraeli kishin rënë dakord të nisnin negociata të drejtpërdrejta, me synimin për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy