BE gjobit me 200 milionë euro Temu-n për shitjen e produkteve të paligjshme

BE gjobit me 200 milionë euro Temu-n për shitjen e produkteve të paligjshme

Komisioni Europian ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh ndaj platformës kineze Temu, pasi nuk respektoi detyrimet për të kufizuar shitjen e produkteve të paligjshme nga shitës të tretë në faqen e saj. 

 

Sipas hetimeve, në platformë janë gjetur produkte të rrezikshme, si lodra për foshnja dhe karikues elektrikë që nuk përmbushin standardet europiane të sigurisë. 

 

Temu, që i përket kompanisë kineze Pinduoduo, ishte nën hetim nga Komisioni Europian që prej tetorit 2024 në kuadër të Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), ligji europian që rregullon platformat e mëdha online. 

 

Autoritetet europiane deklaruan se platformat digjitale duhet të marrin masa konkrete për të parandaluar shitjen e produkteve të paligjshme dhe të pasigurta për konsumatorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy