Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë publikuar imazhe dhe video të reja nga rezidenca e Jeffrey Epstein në ishullin e tij privat në Karaibe.
Materialet tregojnë disa dhoma gjumi, një ambient me një karrige dentisti dhe maska të varura në mur, si dhe një dërrasë shkrimi ku duken të shkruara fjalët “power” dhe “deception” (“pushtet” dhe “mashtrim”). Në një tjetër foto shihet një tabelë “ndalohet hyrja”, ndërsa një pamje tjetër tregon një telefon fiks me një listë numrash, ku disa emra janë redaktuar.
Kryetari i demokratëve në Komisionin e Mbikëqyrjes, Robert Garcia, deklaroi se këto materiale paraqesin një “vështrim shqetësues” në botën e Epstein dhe se publikimi i tyre synon të sigurojë transparencë për publikun.



