Komisioneri i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha sot se 1373 palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin ndihmë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit, shumica e tyre në duart e ushtrisë izraelite, raporton AFP.
“Në total, që nga 27 maji, të paktën 1373 palestinezë janë vrarë gjatë kërkimit të ushqimit, 859 në afërsi të vendeve të ushqimit dhe 514 përgjatë rrugëve të konvojeve të ushqimit”, tha zyra e agjencisë së OKB-së për territoret palestineze në një deklaratë.
Theksohet se shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite.
Human Rights Watch akuzoi të premten forcat izraelite që veprojnë jashtë qendrave të ndihmës të mbështetura nga SHBA-të në Gazën e shkatërruar nga lufta se hapin zjarr rregullish" ndaj civilëve palestinezë që kërkojnë ushqim, si dhe përdorin urinë si “armë lufte”.
“Forcat izraelite të mbështetura nga SHBA-të dhe kontraktorët privatë kanë vënë në vend një sistem të gabuar dhe të militarizuar të shpërndarjes së ndihmës që i ka shndërruar shpërndarjet e ndihmës në masakra të rregullta”, tha Belkis Wille, drejtoreshë e asociuar e krizave dhe konflikteve në Human Rights Watch.



