Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit/ Australia dyfishon gjobat për platformat që shkelin vendimin

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit/ Australia dyfishon gjobat për platformat që shkelin vendimin

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dyfishojë gjobat ndaj platformave të mediave sociale që anashkalojnë vendimin për përdorimin nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.

 

Sipas legjislacionit të ri, gjoba maksimale për shkelje të përsëritura të rregullave do të arrijë në 99 milionë dollarë australianë, ose gati 60 milionë euro. 

 

Po ashtu, autoriteti australian për mbikëqyrjen e sektorit dixhital do të pajiset me kompetenca më të gjera për të kufizuar veprimtarinë e platformave që nuk respektojnë ligjin. 

 

Qeveria bëri të ditur se rregullatori australian po heton aktualisht shkelje të mundshme nga platformat Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok dhe YouTube lidhur me zbatimin e këtyre rregullave. 

 

Masat e reja synojnë të frenojnë mashtrimet dhe përpjekjet për të anashkaluar ndalimin e rrjeteve sociale për përdoruesit nën moshën 16-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy