Indonezi, zhduket nga radari aeroplani me 11 persona në bord

Indonezi, zhduket nga radari aeroplani me 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane po kërkojnë për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP.

 

Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulawesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej tetë anëtarësh.

 

Kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anwar, tha se vendndodhja e fundit e avionit u regjistrua në një zonë malore në distriktin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti i provincës Makassar.

Forcat ajrore, policia dhe vullnetarët po marrin pjesë në kërkimet tokësore dhe ajrore, shtohet më tej.

 

Andy Sultan, drejtori i operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Makassar, sqaroi se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të gjetur avionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy