“Senati arrin marrëveshje për t'i dhënë fund bllokimit të buxhetit”

“Senati arrin marrëveshje për t'i dhënë fund bllokimit të buxhetit”

Mediat amerikane raportojnë se senatorët amerikanë kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë   që ka paralizuar disa nga shërbimet publike të vendit prej 40 ditësh.

 

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë arritën një marrëveshje të përkohshme që do të financojë qeverinë deri në janar, raportojnë CNN dhe Fox News, duke shtuar se një votim formal pritet në vazhdim.

 

"Duket sikur po i afrohemi fundit të mbylljes së qeverisë", u tha Presidenti Donald Trump gazetarëve pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, pasi kaloi fundjavën në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.

 

Pas miratimit të mundshëm nga Senati, projektligji do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se t'i paraqitet Donald Trump për nënshkrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy