Khamenei sulmon SHBA: Nënshkrimi i Trump s’ka vlerë, Satani e zbuloi edhe një herë fytyrën

Khamenei sulmon SHBA: Nënshkrimi i Trump s’ka vlerë, Satani e zbuloi edhe një herë fytyrën

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se shkeljet e përsëritura nga Uashingtoni ndaj marrëveshjeve të mëparshme kanë dëshmuar, sipas tij, mungesën e besueshmërisë së administratave amerikane.

 

Në një deklaratë të publikuar me shkrim, Khamenei tha se veprimet e SHBA-së kanë treguar se nënshkrimi i një presidenti amerikan nuk përbën garanci për respektimin e marrëveshjeve.

 

Shkeljet e përsëritura nga Satani i Madh të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes presidentëve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë treguar edhe një herë se sa i padobishëm dhe i pavlerë është nënshkrimi i presidentit të SHBA-së”, deklaroi Khamenei.

 

Ai akuzoi Uashingtonin për ndjekje të politikave të dominimit dhe presionit ndaj vendeve të tjera, duke e cilësuar këtë si pjesë të doktrinës amerikane.

 

Satani i Madh e ka zbuluar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë pa maskë”, u shpreh lideri iranian, duke shtuar se kjo përvojë përbën, sipas tij, një tjetër dëshmi të mashtrimit, irracionalitetit dhe pasigurisë së Amerikës.

 

Khamenei paralajmëroi se çdo përpjekje e re amerikane për presion apo përballje ushtarake do të përballet me reagim nga Irani dhe aleatët e tij në rajon.

 

Tani që armiku amerikan kërkon të ndezë luftë dhe të përballet me kosto edhe më të mëdha dhe turp edhe më të madh, duhet ta dijë se kombi i dashur iranian dhe Boshti i Rezistencës kanë mësime të paharrueshme për të.

 

Sipas Khameneit, qëndrueshmëria e forcave iraniane dhe mbështetësve të tyre në rajon gjatë ditëve të fundit tregon, sipas tij, gatishmërinë për t’u përballur me çdo sfidë të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy