SHBA/ Alarm për përdorimin e tepërt të ekraneve tek fëmijët dhe adoleshentët

SHBA/ Alarm për përdorimin e tepërt të ekraneve tek fëmijët dhe adoleshentët

Një raport i ri paralajmërues nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë ngre shqetësimin se përdorimi i tepërt i telefonave, rrjeteve sociale, videolojërave dhe pajisjeve të tjera elektronike po kthehet në një problem serioz për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve. 

 

Sipas raportit, ekspozimi ndaj ekraneve nis shpesh para moshës 1-vjeçare dhe rritet me kalimin e viteve. 

 

Në adoleshencë, shumë të rinj kalojnë më shumë kohë para ekranit sesa duke fjetur apo ndjekur shkollën. 

 

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i ekraneve lidhet me: probleme me gjumin, ulje të performancës në shkollë, më pak aktivitet fizik, dobësim të marrëdhënieve sociale në jetën reale, si dhe shenja varësie nga telefoni apo rrjetet sociale. 

 

Raporti rekomandon kufizime të qarta për kohën para ekranit: asnjë përdorim për fëmijët nën 18 muaj, më pak se 1 orë në ditë për fëmijët nën 6 vjeç, rreth 2 orë në ditë për moshat 6-18 vjeç. 

 

Gjithashtu u kërkohet prindërve të krijojnë “plane familjare” për përdorimin e teknologjisë, duke vendosur rregulla për kohën, vendin dhe llojin e përmbajtjes që përdoret. 

 

Raporti këshillon edhe shkollat të kufizojnë telefonat gjatë mësimit dhe të rikthejnë më shumë detyra në letër, ndërsa kompanive teknologjike u kërkohet të shtojnë masa mbrojtëse për fëmijët. 

 

Megjithatë, disa specialistë theksojnë se jo çdo përdorim i ekranit është i dëmshëm. 

 

Ata shpjegojnë se përmbajtjet edukative apo komunikimi online mund të kenë ndikim pozitiv tek fëmijët, sidomos kur përdoren me kontroll dhe balancë. 

 

Sipas ekspertëve, problemi më i madh mbetet përdorimi “i pakontrolluar” dhe sjelljet që ngjajnë me varësinë, kur të rinjtë nuk arrijnë të shkëputen nga telefoni edhe kur kjo ndikon negativisht në jetën e tyre të përditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy