Çfarë dimë për viktimat në Gaza, mbi 60% e banorëve kanë humbur anëtarët e familjes/ Shifrat

Çfarë dimë për viktimat në Gaza, mbi 60% e banorëve kanë humbur anëtarët e familjes/ Shifrat

Deri në muajin janar mbi 73 mijë persona, prej tyre 72 mijë palestinezë dhe rreth 1200 izraelitë janë raportuar të vrarë në luftën e Gazës sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme izraelite.

 

Mes viktimave 248 janë gazetarë dhe punonjës të medias, 120 akademikë, dhe mbi 224 punonjës të ndihmës humanitare, një numër që përfshin 179 punonjës të UNRWA-së. 

 

Studiuesit kanë vlerësuar se 80% e palestinezëve të vrarë janë civilë. Një studim nga UNHCR (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët), e cila verifikoi viktimat nga tre burime të pavarura, zbuloi se 70% e palestinezëve të vrarë në ndërtesa banimi ose banesa të ngjashme ishin gra dhe fëmijë. 

 

Shumica e viktimave kanë qenë në Rripin e Gazës. Numri total i viktimave është numri i vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga agresioni izraelit dhe shifrat janë të paplota totalisht, për sa kohë verifikimi në terren është i vështirë.

 

Një analizë nga Grupi Punues i Projeksioneve Shëndetësore të Gazës parashikoi mijëra vdekje shtesë nga sëmundjet dhe komplikimet gjatë lindjes. 

 

Një studim i organizatës jofitimprurëse PCPSR tregoi se mbi 60% e banorëve të Gazës kanë humbur anëtarët e familjes që nga fillimi i luftës. Mendohet se mijëra trupa të tjerë të vdekur janë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. 

 

Numri i të plagosurve është më i madh se 100.000. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë raportuar një rritje të madhe të gjymtimeve gjatë konfliktit dhe se Gaza është shtëpia e numrit më të lartë të fëmijëve të amputuar për frymë në botë. 

 

Sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit vranë 1195 persona, mes tyre 815 civilë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy