Të paktën 31 të burgosur kanë gjetur vdekjen në burgun e Machala në jug të Guayaquil, në Ekuador, ku një kryengritje e armatosur la katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur mëngjesin e sotëm.
Autoritetet lokale e raportuan numrin e viktimave, duke shpjeguar se shumë nga të burgosurit, rreth 27, vdiqën të dielën nga asfiksia.
Ekuadori është përballur me një valë trazirash vdekjeprurëse në burgje vitet e fundit, që kanë rezultuar në vdekjen e qindra të burgosurve.
Administrata e Presidentit Daniel Noboa, e cila është zotuar të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj krimit, fajëson për dhunën bandat rivale që luftojnë për dominim dhe kontroll territorial.
Në shtator, një trazirë tjetër, e shkaktuar nga përleshjet midis bandave në të njëjtin burg lanë 14 persona të vdekur.



