Ndërprerjet e fluturimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan për të tretën ditë me radhë, me më shumë se 5200 fluturime të prekura tashmë të dielën.
Por Sekretari i Transportit Sean Duffy parashikoi një kthim në normalitet të hënën, edhe pse linjat ajrore u përpoqën të riktheheshin në orar pas një ndalese në të gjithë sistemin.
Më shumë se 1600 fluturime në të gjithë vendin u anuluan dhe pothuajse 3600 u vonuan të dielën, sipas faqes së të dhënave të aviacionit FlightAware.
Linjat ajrore anuluan të shtunën më shumë se 6400 fluturime në SHBA dhe vonuan më shumë se 8000.
Duffy tha në programin “This Week’ të ABC se nuk ka prova të një sulmi kibernetik apo qëllimi tjetër keqdashës në këtë çështje, por se shkaku mbeti i paqartë.
Ai shtoi se fluturimet do të kthehen plotësisht normale të hënën, dhe theksoi fokusin e Administratës Federale të Aviacionit në mbajtjen e pasagjerëve të sigurt.
