Turqia në dy ditë është tronditur nga dy sulme të ndryshme në shkolla, ku në sulmin e dytë janë shënuar edhe 9 viktima.
Për këto ngjarje gazetari Sokol Brahaj tha për “MCN Live” se shkaqet e ngjarjeve janë pjesë e hetimeve, ndërkohë që krahas viktimave të një dite më parë, 3 nxënës ndodhen në koma, në gjendje kritike.
Ka pikëpyetje se si ka mundësi të ndodhin këto ngjarje në 24 orë njëra pas tjetrës, ku ditën e parë u plagosën 20 nxënës nga një ish-nxënës, ndërsa dje nga një fëmijë 14 vjeç, i cili kishte marrë në çantë, pesë lloj armësh të të atit, duke shkaktuar 9 viktima dhe më tej i ka dhënë fund dhe jetës.
Në ngjarjen e djeshme u shënuan 9 viktima dhe 9 të plagosur, 6 të plagosur rëndë dhe tre në koma, në gjendje kritike për jetën. Shkaqet janë pjesë e hetimeve. Dyshohet se autori është ndikuar nga rrjetet sociale.



