Brahaj: Vizita e Marta Kos në Turqi në kohën e duhur

Brahaj: Vizita e Marta Kos në Turqi në kohën e duhur

Vizitë në kohën e duhur e cilëson gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, atë të Komisionere për Zgjerimin e Bashimin Europian Marta Kos drejt Ankarasë në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kjo vizitë merr më shumë rëndësi për shkak se vjen mes një përplasjeje serioze mes Brukselit dhe Uashingtonit. 

 

Vizitë në kohën e duhur kur kemi një përplasje serioze mes Brukselit dhe Uashingtonit dhe për këtë arsye vizitat e Brukselit në Ankara kanë shumë rëndësi. Në takimin e zonjës Kos me Fidan u diskutuan marrëdhëniet me Turqinë, anëtarësimi i plotë në BE, po ashtu dhe liberalizimi i vizave. Turqia ka probleme shumë të mëdha, përfshi emigrantët nga Siria, apo Irani.  

 

Raporti BE-Turqi për liberalizimin e vizave ishin tema kryesore. Turqia duhet të ishte me kohë pjesë e BE, por për shkaqe dhe rrethana të ndryshme, diku ka dashur Brukseli, diku Ankaraja, është një recpirociteti. Por kemi dhe një përçarje mes BE-së dhe Amerikës dhe Turqisë i është hequr roli kryesor. 

 

Turqia sheh nga Perëndimi, është gruaja e Perëndimit, por është dhe dashnorja e Lindjes, për shkak të interesave gjeostrategjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy