Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk ka dyshim se operacioni special ushtarak në Ukrainë do të përfundojë me fitoren e Rusisë.
“Do të ndodhë, nuk ka dyshim për këtë. Nuk e vë në dyshim për asnjë moment”, tha Putin gjatë një takimi me personelin e Marinës Ruse në Shën Petersburg, raporton Tass.
Putin theksoi gjithashtu unitetin e popullit rus.
Operacioni ynë ushtarak special do të përfundojë dhe sigurisht që do të përfundojë, herët a vonë, por ne kemi nevojë për këtë ndjenjë uniteti, ne duhet ta ruajmë atë.
Agresioni i qeverisë së Kievit kundër civilëve nuk është i habitshëm, duke pasur parasysh aderimin e saj në ideologjinë neonaziste. Prandaj nuk ka asgjë të habitshme.



