Zelensky, thirrje ndërkombëtarëve: Më shumë presion ndaj Rusisë, po shfrytëzon situatën në Lindjen e Mesme

Zelensky, thirrje ndërkombëtarëve: Më shumë presion ndaj Rusisë, po shfrytëzon situatën në Lindjen e Mesme

Rusia vijon sulmet e vazhdueshme me dronë në Ukrainë. Në një postim në rrjetin e tij social X, presidenti Volodymyr Zelensky, shkruan se ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të rritur presionin ndaj Rusisë, e cila brenda një jave ka lëshuar rreth 4 mijë dronë.

 

Jam mirënjohës ndaj Francës që bëri kaq shumë për të mbrojtur jetën. E informova atë për nevojat tona prioritare, para së gjithash, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat. Rusia tani po shfrytëzon momentin, faktin që Lindja e Mesme dhe çështjet e brendshme në çdo vend po marrin vëmendjen maksimale. Sulmet ruse janë bërë edhe më të liga. Diskutuam se si ta kundërshtojmë këtë. Në veçanti, po punojmë për të zgjeruar iniciativën PURL. Gjithashtu koordinuam kontaktet tona me partnerë të tjerë dhe hapat tanë diplomatikë për javët e ardhshme. Po punojmë për të rritur presionin mbi Rusinë.

 

Zelensky tha se sanksionet  tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse, atyre që financojnë këtë luftë, gjithçka duhet të mbetet në tryezë . 

 

Më tej shtoi se kjo qasje mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme në Evropë

 

 “Bota mund ta garantojë këtë paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e Mesme “, theksoi udhëheqësi ukrainas.

 

Ukraina ka kërkuar prej kohësh sanksione, përfshirë kundër Kinës dhe Indisë, të cilat janë ndër blerësit më të mëdhenj të naftës në Rusi.

 

Presidenti ukrainas tha se Rusia ka rritur terrorizmin ajror kundër qyteteve dhe komuniteteve ukrainase, duke rritur sulmet kundër infrastrukturës energjetike.


Vetëm gjatë javës së kaluar, ai tha se Rusia ka përdorur më shumë se 3,100 dronë, 92 raketa dhe rreth 1,360 bomba lundrimi kundër Ukrainës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy