Al Jazeera: Hamas pranon propozimin për armëpushim

Al Jazeera: Hamas pranon propozimin për armëpushim

Një burim nga Hamasi i tha Al Jazeera-s se lëvizja ka pranuar propozimin e ri për armëpushim në Gaza të paraqitur nga ndërmjetësit: "Ne i informuam ndërmjetësit për marrëveshjen tonë mbi propozimin e paraqitur dje."

 

Propozimi për armëpushim përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjallë dhe 18 të vdekurve, shpërndarjen e ndihmës në Gaza përmes organizatave humanitare, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kombeve të Bashkuara, dhe një armëpushim 60-ditor. Negociatat për t'i dhënë fund luftës do të fillojnë sapo të fillojë armëpushimi.

 

Donald Trump deklaroi në platformën e tij të mediave sociale, "Truth": "Ne do ta shohim kthimin e pengjeve të mbetura vetëm kur Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më të mëdha janë shanset për sukses." "Mbani mend, unë isha ai që negocioi dhe liroi qindra pengje dhe i solla ata në Izrael. Unë isha ai që i dha fund gjashtë luftërave në vetëm gjashtë muaj. Unë isha ai që shkatërroi objektet bërthamore të Iranit. Luaj për të fituar, ose mos luaj fare", tha Trump.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy