Turqia pezullon përkohësisht avionët C-130, pas rrëzimit që vrau 20 ushtarë

Turqia pezullon përkohësisht avionët C-130, pas rrëzimit që vrau 20 ushtarë

Avionët e ngarkesave ushtarake “C-130 Hercules” të prodhuarë në SHBA përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të Turqisë për transportimin e personelit dhe trajtimin e operacioneve logjistike.

 

Por Turqia i ka pezulluar përkohësisht të gjitha aeroplanet e saj të ngarkesave ushtarake C-130 si masë paraprake, pas një rrëzimi në Gjeorgji që mori jetën e të gjithë personelit ushtarak në bord.

 

Avioni i ngarkesave po fluturonte nga Azerbajxhani drejt Turqis dhe u rrëzua në komunën Sighnaghi të Gjeorgjisë, afër kufirit me Azerbajxhanin, këtë të martë.

 

Shkaku i rrëzimit është ende duke u hetuar.

 

Personeli ushtarak, prej 20 personash, ishte pjesë e një njësie përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve turq F-16, që kishin fluturuar drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në festimet e “Ditës së Fitores” në vend.

 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha se fluturimet e C-130 u pezulluan përkohësisht për t'i lejuar avionët t'i nënshtrohen inspektimeve të hollësishme teknike.

 

“Vetëm ata që kalojnë me sukses kontrollet do të lejohen të rifillojnë fluturimin”, tha ministria në një deklaratë.

 

Gjithashtu, Ankaraja dërgoi një ekip hetimor për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

 

Avioni u ble nga Arabia Saudite në vitin 2012 dhe u shtua në inventarin e “Forcave Ajrore” të Turqisë në vitin 2014 pas mirëmbajtjes. Më vonë iu nënshtrua modernizimit dhe kishte qenë në përdorim që nga viti 2022.

 

Mbeturinat e avionit u shpërndanë kudo dhe eshtrat e viktimës së 20-të u gjetën të enjten. Ndërsa funeralet do të mbahen pasi eshtrat të kthehen në Turqi dhe të përfundojnë autopsitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy