Ukraina ka zhvilluar një dron të ri interceptues të teknologjisë së lartë për t'iu kundërvënë sulmeve masive ruse, njoftoi presidenti Volodymyr Zelensky.
Arma e re, e projektuar nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SSU), ka shënuar menjëherë sukses duke rrëzuar dronët e rinj reaktivë rusë të serisë Geran-5, të cilët lëvizin me shpejtësi marramendëse.
Përdorimi i dronëve me motor reaktiv nga Moska kishte krijuar një sfidë kritike për mbrojtjen ajrore ukrainase, e cila po përballej me mungesë raketash. Për t'i bërë ballë këtij kërcënimi, inxhinierët ukrainas krijuan këtë interceptor të vogël me krahë delta që arrin të neutralizojë objektivat më të shpejtë në ajër.
Me këtë risi teknologjike, Kievi synon të mbyllë hapësirën ajrore përballë taktikave të reja të Moskës, duke paralajmëruar rritje të menjëhershme të prodhimit të interceptorëve vendas.



