Dhjetë shtete afrikane janë në rrezik të preken nga virusi Ebola, përveç Republikës Demokratike të Kongos, epiqendrës së epidemisë, dhe Ugandës, paralajmëroi sot Agjencia Shëndetësore e Bashkimit Afrikan (Africa CDC).
“Kemi dhjetë vende në rrezik të preken”, tha presidenti i CDC-së për Afrikën, Jean Caseyya, gjatë një konference për mediat.
Këto vende janë Sudani i Jugut, Ruanda, Kenia, Tanzania, Etiopia, Kongo, Burundi, Angola, Republika Qendrore Afrikane dhe Zambia.
Gati 750 raste me Ebola dhe 177 vdekje të dyshuara janë numëruar në Republikën Demokratike të Kongos, një vend me një popullsi prej rreth 100 milionë banorësh, ku epidemia po përhapet me shpejtësi, paralajmëroi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo epidemi, e 17-ta që godet Republikën Demokratike të Kongos, është e dyta më e rëndësishme që njohim në botë, theksoi Kaseya.



