Infermieri Alex Pretti qëllohet për vdekje nga agjentë federalë në Minneapolis, shpërthejnë protesta

Infermieri Alex Pretti qëllohet për vdekje nga agjentë federalë në Minneapolis, shpërthejnë protesta

Zyrtarët federalë të imigracionit kanë qëlluar për vdekje një burrë në Minneapolis, i identifikuar nga autoritetet lokale si 37-vjeçari Alex Pretti, raporton BBC.

Zyrtarët shtetërorë dhe federalë po japin versione kontradiktore për momentet që i paraprinë vdekjes së Prettit. Ngjarja ndodhi më pak se tre javë pas një rasti tjetër të ngjashëm, kur Renee Good u qëllua për vdekje nga një agjent imigracioni në të njëjtin qytet.

Vdekja e shtetasit amerikan gjatë një operacioni federal të shtunën në Minneapolis shkaktoi protesta të ashpra dhe reagime të forta nga autoritetet lokale si dhe organizatat për të drejtat civile.

Viktima, Alex Pretti (37), infermier i kujdesit intensiv, u vra gjatë një përplasjeje me agjentë të Patrullës Kufitare. Departamenti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se agjentët vepruan në vetëmbrojtje, duke pretenduar se Pretti ishte i armatosur dhe rezistoi me dhunë gjatë tentativës për t’u çarmatosur.

Megjithatë, video të verifikuara nga vendngjarja tregojnë se Pretti mbante në dorë një telefon dhe jo armë, ndërsa përpiqej të ndihmonte protestues të tjerë që ishin shtyrë përtokë nga agjentët. Pamjet tregojnë se ai u spërkat me sprej djegës, u mbajt nga disa agjentë dhe u qëllua nga afër, pasi një armë u hoq nga trupi i tij.

Pretti u qëllua katër herë, ndërsa në sfond dëgjohen edhe të shtëna të tjera. Pas incidentit, disa agjentë ofruan ndihmë mjekësore, ndërsa të tjerë mbajtën turmën larg vendngjarjes.

Vrasja e tij nxiti protesta masive në Minneapolis, si dhe demonstrata në qytete të tjera, përfshirë Nju Jorkun, Uashington D.C. dhe San Franciskon. Agjentët federalë përdorën gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese për të shpërndarë protestuesit.

Ngjarja ka rritur ndjeshëm tensionet mes autoriteteve shtetërore dhe federale, veçanërisht pas rasteve të ngjashme të ndodhura më herët këtë muaj.

 Autoritetet federale kanë refuzuar përfshirjen e zyrtarëve lokalë në hetim, duke nxitur kritika për mungesë transparence dhe llogaridhënie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy