Viza 1 milion dollarëshe e Trump i është dhënë vetëm një personi

Viza 1 milion dollarëshe e Trump i është dhënë vetëm një personi

“Viza e Artë” e Donald Trump, prej 1 milion dollarësh që i lejon një të huaji të jetojë dhe të punojë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është dhënë vetëm një personi që nga dhjetori.

 

Lajmi u njoftua nga Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick.

 

Disa muaj më parë, pas lançimit, vetë Lutnick deklaroi se qeveria kishte shitur një disa prej tyre, me një vlerë totale prej 1.3 miliardë dollarësh, vetëm brenda pak ditësh.

 

Trump, i cili e ka quajtur “vizën e artë” një lloj karte jeshile “me steroide”, fillimisht propozoi një kosto prej 5 milionë dollarësh, duke argumentuar se do të tërhiqte talente të huaja në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që do të mbushte edhe arkat federale.

 

Programi synon të zëvendësojë EB-5, një iniciativë dekadash e vjetër që u ofronte viza amerikane atyre që investonin rreth 1 milion dollarë në një kompani me të paktën 10 punonjës. Edhe pse u miratua vetëm për një person, Lutnick shtoi se ka qindra aplikantë në listën e pritjes, aplikimet e të cilëve po përpunohen aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy