Rritet numri i amerikanëve që kërkojnë shtetësi britanike që kur Trump u rikthye në pushtet

Rritet numri i amerikanëve që kërkojnë shtetësi britanike që kur Trump u rikthye në pushtet

Një numër gjithnjë e në rritje amerikanësh kanë aplikuar për t’u bërë shtetas britanikë që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.

Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 50% të aplikimeve për shtetësi nga SHBA-të, me një rekord prej 2194 aplikimesh midis prillit dhe qershorit, krahasuar me 1465 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, një kritik i vendosur i presidentit amerikan, tha se shifrat pasqyrojnë “vlerat liberale” të kryeqytetit.

“Figura të shquara në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar qëllimisht e nënçmojnë vendin tonë, dhe në veçanti kryeqytetin tonë”, i tha Khan gazetës Guardian të hënën, duke theksuar se statistikat e fundit i vërtetuan të kundërtën.

Që nga fillimi i vitit 2025, Ministria e Brendshme ka marrë aplikime për shtetësi nga 4125 qytetarë amerikanë, një rritje prej 40 përqind krahasuar me vitin 2024.

“Për shumë amerikanë me të cilët flas, kjo është për shkak të vlerave tona”, shtoi kryebashkiaku i Londrës përpara vizitës historike të dytë shtetërore të Trump, e cila fillon të martën. 

Përveçse jemi qendra financiare, ligjore dhe qeveritare e Mbretërisë së Bashkuar, në Londër ofrojmë një ekosistem të pakrahasueshëm në të gjithë botën, nga universitetet tona të shkëlqyera deri te kultura dhe industritë tona krijuese. 

Janë vlerat liberale të Londrës ato që na bëjnë të dallohemi, duke festuar diversitetin tonë në Londër si një forcë, jo si një kërcënim për shoqërinë.

Khan dhe Trump janë përplasur shpesh. Gjatë një vizite në fushat e tij të golfit në Skoci në korrik, Presidenti amerikan e quajti Khan “një person të keq” i cili ka bërë një punë të tmerrshme në detyrën e tij.

Përballë deklaratave të Trump, Kryeministri britanik Keir Starmer e mbrojti Khan-in duke e quajtur “një mik i imi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy