Publikohen 10 këngë të padëgjuara nga fillimet e karrierës së David Bowie

Publikohen 10 këngë të padëgjuara nga fillimet e karrierës së David Bowie

Dhjetë këngë të papublikuara më parë nga David Bowie, të regjistruara në fillimet e karrierës së tij kur performonte me emrin Davie Jones, do të publikohen për herë të parë, njofton BBC.

 

Koleksioni, i titulluar "David Bowie: The Shel Talmy Recordings", është cilësuar nga etiketa e artistit si "koleksioni më i plotë i regjistrimeve të David Bowie-t në hapat e parë të karrierës së tij", të realizuara me producentin Shel Talmy.

 

Albumi përfshin edhe kontribute nga kitaristi Jimmy Page, i cili më vonë themeloi grupin Led Zeppelin, si dhe nga pianisti Nicky Hopkins, i njohur për bashkëpunimet me The Beatles, The Who dhe The Rolling Stones.

 

Një prej këngëve të padëgjuara, "I Want Your Love", është publikuar tashmë në platformat e transmetimit muzikor, ndërsa koleksioni i plotë do të dalë më 18 shtator.

 

Mes këngëve që do të publikohen për herë të parë janë edhe "Cupid", "Leave Her to Me", "You Gotta Tell Her", "Certain Woman", "Today", "I Live in Dreams" dhe "I Do Believe I Love You".

 

Nga kjo periudhë e hershme e karrierës së Boëie-t janë publikuar më parë vetëm disa regjistrime, si "Can't Help Thinking About Me" dhe "Do Anything You Say". Në përmbledhjen e re do të përfshihen gjithashtu "You've Got a Habit of Leaving" dhe "Baby Loves That Way".

 

Në shënimet shoqëruese të albumit thuhet se karriera e David Boëie-t duhet parë si një libër me shumë kapituj, ku çdo periudhë artistike plotëson tjetrën. 

Sipas përshkrimit, ky koleksion përfaqëson një nga kapitujt më të hershëm dhe më të rëndësishëm të rrugëtimit të tij muzikor.

 

Producenti Shel Talmy, i cili ndërroi jetë në vitin 2024, njihet për punën e tij në hite si "You Really Got Me" të The Kinks dhe "My Generation" të The Who.

 

Talmy dhe Bowie u njohën në Denmark Street të Londrës, që në atë kohë ishte qendra e industrisë muzikore britanike. 

Talmy nënshkroi kontratë me Bowie dhe grupin The Manish Boys në dhjetor të vitit 1964, por artisti shumë shpejt krijoi grupin Davie Jones & The Lower Third. Shumica e regjistrimeve të realizuara me Talmy u bënë me këtë grup ose si demo solo.

 

Një vit më vonë, këngëtari ndryshoi emrin artistik nga Davie Jones në David Bowie, për të shmangur ngatërrimin me Davy Jones të grupit The Monkees.

 

Bowie arriti suksesin e parë të madh në vitin 1969 me "Space Oddity", ndërsa në vitin 1972 prezantoi alter-egon e tij të famshme Ziggy Stardust, duke u shndërruar më pas në një nga artistët më me ndikim dhe më të suksesshëm në historinë e muzikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy