Duke folur në fillim të një mbledhjeje të kabinetit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli dhe Irani do të kthehen në partnerë pas rënies së regjimit të Teheranit.
“Ne po u transmetojmë forcë qytetarëve heroikë dhe të guximshëm të Iranit, dhe sapo regjimi të bjerë, ne do të bëjmë mirë së bashku për të mirën e të dy popujve”, u citua ai nga Times of Israel.
Ne të gjithë shpresojmë që kombi persian së shpejti të çlirohet nga zgjedha e tiranisë. Dhe kur të vijë ajo ditë, Izraeli dhe Irani do të jenë përsëri partnerë besnikë në ndërtimin e një të ardhmeje me prosperitet dhe paqe.



