920 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur/ 51 mijë të zhdukur pas tërmetit në Venezuelë

920 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur/ 51 mijë të zhdukur pas tërmetit në Venezuelë

Mbi 920 është numri i viktima që shkaktuan dy tërmetet që goditën Venezuelën të enjte, ndërkohë që dhjetëra mijëra janë të plagosur, kurse ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga rrënojat.

 

Autoritete thanë se mendohet se numri it ë zhdukurve ka shkuar në 50 mijë, ndërkohë që rajoni më i goditur është La Guaira, në veri të kryeqytetit Karakas, pasi dhjetëra ndërtesa, mes tyre spitale, qendra tregtare dhe objekte të tjera infrastrukturore, janë shembur ose kanë pësuar dëme të rënda. Kjo situatë ka sjellë një mbingarkesë në spitale, pasi mjekët po përballen me një numër të lartë të plagosurish që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

 

Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit 7.2 dhe 7.5 ballë, duke shkaktuar një nga fatkeqësitë më të mëdha në më shumë se një shekull.

 

Bashkësia ndërkombëtare ka nisur mobilizimin për t’i ardhur në ndihmë Venezuelës. Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një avion ushtarak me 68 specialistë të kërkim-shpëtimit dhe qen të trajnuar ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara, Meksika, Spanja, Gjermania dhe vende të tjera kanë nisur dërgimin e ekipeve të specializuara, ndihmave mjekësore dhe furnizimeve humanitare për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe popullsinë e prekur nga katastrofa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy