Skandal me fondet e BE, tre ministra të qeverisë Mitsotakis japin dorëheqjen

Skandal me fondet e BE, tre ministra të qeverisë Mitsotakis japin dorëheqjen

Pas një skandali që lidhet me abuzimin e fondeve të Bashkimit Evropian, tre ministra të qeverisë greke të Kyriakos Mitsotakis kanë dhënë dorëheqjen, duke detyruar një riformatim të kabinetit qeveritar.

 

Bëhet fjalë për ministrin e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, ministrin e Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Giannis Kefalogiannis, si dhe zv.ministrin e Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos. Ata dyshohet se janë të përfshirë në një çështje që lidhet me përfitimin e paligjshëm të subvencioneve bujqësore në vitin 2021.

 

Sipas hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorit Evropian, fondet janë marrë përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve elektronike dhe ndërhyrjeve për të favorizuar aplikime të caktuara.

 

Dy ditë më parë, Prokuroria Evropiane i dërgoi Parlamentit grek një dosje të re, duke kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Demokracia e Re, mes tyre edhe ish-zyrtarë të lartë të bujqësisë.

 

Ndërkohë, dorëheqjen e ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Kostas Skrekas.

 

Për të vijuar hetimet, Parlamenti duhet të miratojë kërkesën për heqjen e imunitetit, një hap që pritet të ndodhë në ditët në vijim.

 

Në kuadër të riformatimit të kabinetit, në postin e ministrit të Zhvillimit Agrar është emëruar Margaritis Schinas, ndërsa ministri i ri i Mbrojtjes Civile është Evangelos Tournas. Po ashtu, Makarios Lazaridis është emëruar zv.ministër i Zhvillimit Agrar.

 

Analistët vlerësojnë se ky veprim i kryeministrit Mitsotakis synon të japë një mesazh të qartë: qeveria nuk do të mbrojë asnjë zyrtar që dyshohet për përfshirje në raste korrupsioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy