Trump njofton marrëveshjen tregtare: BE do të blejë energji dhe armë nga SHBA

Trump njofton marrëveshjen tregtare: BE do të blejë energji dhe armë nga SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arritën një marrëveshje tregtare për tarifat prej 15% gjatë takimit të tyre në Turnberry të Skocisë.

Marrëveshje tregtare do të vendosë tarifa prej 15% për mallrat evropiane të importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe blerje të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake amerikane nga Bashkimi Europian.

“Kemi arritur një marrëveshje të madhe për të cilën kemi punuar prej muajsh”, tha Donald Trump pas takimit me Ursula von der Leyen në Skoci.

“Bashkimi Europian do të blejë 150 miliardë dollarë energji dhe armë nga SHBA-ja”, tha Donald Trump.

Trump shtoi se marrëveshja përfshin gjithashtu 600 miliardë dollarë investime në SHBA nga Bashkimi Europian. 

Nga ana e saj, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komentoi se marrëveshja do të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit në marrëdhëniet tregtare midis dy partnerëve kryesorë ekonomikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy