Një shtetas suedez është ekzekutuar në Iran. Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme suedeze, pa specifikuar identitetin e tij. Ekzekutimi u krye mëngjesin e sotëm.
“Me hidhërim të thellë mësova për ekzekutimin e fundit të një shtetasi suedez në Iran. Në këtë kohë të vështirë, mendimet e mia janë me familjen e tij në Suedi dhe Iran”, tha në një deklaratë ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard, duke theksuar se dënimi me vdekje është “një ndëshkim mizor dhe çnjerëzor”.
Sipas faqes së internetit Mizan Online, e lidhur me gjyqësorin iranian, dënimi me vdekje u ekzekutua në agim për Kourosh Keyvani, i cili ishte dënuar për spiunazh për Izraelin.
Keyvani u arrestua në ditën e katërt të të ashtuquajturës Luftë Dymbëdhjetë-ditore nga shërbimi i inteligjencës së Gardës Revolucionare. Irani nuk njeh shtetësi të dyfishtë.
Ministria e Jashtme Suedeze me anë të një deklarate njoftoi se ka thirrur ambasadorin iranian.
Sot, Ministria e Jashtme thirri ambasadorin iranian për të protestuar ndaj ekzekutimit të një shtetasi suedez të arrestuar në vitin 2025. Suedia dënon fuqimisht incidentin.



