Buxheti marramendës i ushtrisë amerikane/ Senati kalon 901 mld dollarë për mbrojtjen

Buxheti marramendës i ushtrisë amerikane/ Senati kalon 901 mld dollarë për mbrojtjen

Senati amerikan votoi këtë javë me shumicë dërrmuese paketën prej 901 miliardë dollarësh për Pentagonin. Sipas mediave amerikane, ligjvënësit demokratë kanë arritur të përfshijnë në negociata mekanizma për të frenuar zvogëlimin e angazhimeve ushtarake të SHBA-së në Evropë.

 

Sipas draftit që ndodhet në tavolinën e presidentit Donald Tramp, i kaluar me shumicë republikane dhe demokrate, Pentagoni do të mbajë 76,000 ushtarë amerikanë në Evropë. Po ashtu, 800 milionë dollarë shkojnë për Ukrainën. Fokusi kryesor ka shkuar ndërkohë drejt Azi-Paqësorit. Ky rajon është aktualisht në qendër të politikës së jashtme të SHBA-së, ndërsa përshkruhet si fushëbetejë kryesore ekonomike dhe gjeopolitike për këtë shekull.

 

1 miliard dollarë shkojnë për Tajvanin. 600 milionë dollarë ndihmë sigurie për Izraelin. Është sanksionuar në mënyrë të qartë se nuk ka asnjë veprim ushtarak pa miratimin e qartë të Kongresit. Hiqen përgjithmonë sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë. S’ka më asnjë program për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen brenda Departamentit të Mbrojtjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy