Netanyahu: Për momentin zjarri është nën kontroll, tensionet me Iranin mbeten të larta

Netanyahu: Për momentin zjarri është nën kontroll, tensionet me Iranin mbeten të larta

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli, për momentin, po përmbahet nga një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Iranit, duke e cilësuar situatën si të kontrolluar pas përgjigjes ndaj sulmeve iraniane.

 

Në një fjalim televiziv, ai tha se Irani dhe Hezbollahu ndodhen më të dobët se kurrë, por paralajmëroi se tensionet mbeten të larta dhe një përballje e mundshme nuk është mbyllur.

 

Për momentin, zjarri është nën kontroll,” u shpreh Netanyahu, duke theksuar se Izraeli ka reaguar ndaj sulmeve të Iranit dhe do të vazhdojë të veprojë nëse provokohet sërish.  

 

Ai paralajmëroi se çdo sulm i ri nga Teherani do të marrë përgjigje të fortë, duke theksuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. 

 

Netanyahu gjithashtu përmendi kontaktet e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin ka komunikuar që nga përshkallëzimi i fundit i situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy