Vulin: NATO kërkon të ndryshojë qeverinë në Serbi

Vulin: NATO kërkon të ndryshojë qeverinë në Serbi

NATO po kërkon të ndryshojë qeverinë në Serbi dhe të vendosë një president kukull i cili do të mbrojë interesat e NATO-s, tha ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe tani kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë shtetërore të gazit Srbijagas, Aleksandar Vulin, përpara Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

 

Kur u pyet nëse Bashkimi Evropian po përpiqet ta largojë Presidentin Aleksandar Vuçiç nga pushteti, ai u përgjigj pozitivisht. 

 

Brukseli gjithmonë e ka kërkuar një gjë të tillë. Dhe jo vetëm Brukseli, është kryesisht NATO që është e interesuar për një ndryshim të pushtetit në Serbi. Ata duan të shohin një qeveri të dobët dhe një president të dobët, një lloj kukulle në vend të një politikani dhe udhëheqësi serb të pavarur”, tha Vulin për Tass

 

Sipas politikanit serb, vendet e NATO-s do të ishin shumë të kënaqura dhe të lumtura ta shihnin Serbinë në rrënoja si rezultat i paqëndrueshmërisë dhe tronditjeve.

 

Ata duan të kontrollojnë Serbinë për të na shtyrë drejt konfrontimit me Rusinë, për të na detyruar të vendosim sanksione kundër Rusisë ose të bëjmë diçka në këtë drejtim.

 

Deri më tani, ata kanë dështuar dhe shpresoj se do të vazhdojnë të dështojnë. Dhe shpresoj që qytetarët e Serbisë do të thonë se e kundërshtojnë fuqimisht një ide të tillë në zgjedhjet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy