Tre persona humbën jetën në Greqi dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, si pasojë e një zjarri të rënë në një fabrikë ushqimore.
Trupat e tre personave u gjetën të hënën, ndërsa zjarrfikësit luftuan me flakët e rëna në fabrikën pranë qytetit qendror grek të Trikalës.
Zjarri shpërtheu pak para orës 04:00 të mëngjesit pas një shpërthimi, duke djegur një krah të fabrikës.
Pesë punëtore femra ndodheshin në vendin e shpërthimit, tre prej të cilave janë gjetur të vdekura dhe dy të tjerat janë të zhdukura.
Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital, ndërsa të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.



