Fituesja e Nobelit të Paqes, transferohet në burg në Iranin Verior

Fituesja e Nobelit të Paqes, transferohet në burg në Iranin Verior

Autoritetet iraniane e kanë zhvendosur pa paralajmërim fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, në një burg në veri të Iranit, mes shqetësimeve të shtuara për gjendjen e saj shëndetësore, njoftoi bashkëshorti i saj.

 

Aktivistja kishte nisur një grevë urie në fillim të këtij muaji dhe më pas ishte dërguar në spital për trajtim, përpara se të rikthehej sërish në paraburgim.

 

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel deklaroi këtë javë se ishte thellësisht i tronditur nga raportimet që përshkruajnë “abuzim fizik dhe keqtrajtim të vazhdueshëm, kërcënues për jetën” ndaj Mohammadit, si gjatë arrestimit ashtu edhe gjatë qëndrimit në paraburgim.

 

Që prej ndalimit të saj, Mohammadi mbahej në qendrën e paraburgimit të Ministrisë së Inteligjencës në Mashhad dhe kishte mundur të realizonte vetëm dy telefonata, një me vëllain e saj në Iran dhe një tjetër me avokatin.

 

Së fundmi, ajo është transferuar në një burg në qytetin verior të Zanjanit, bëri të ditur bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, i cili jeton në Paris. 

 

Ky veprim u ndërmor pa njoftuar familjen apo avokatin e saj”, shkroi ai në rrjetin social X, duke theksuar se synimi është izolimi i Narges.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy