Avokati i Popullit mund të nisë hetim administrativ mbi publikimin e të dhënave personale të 910 mije shtetasve të Tiranës . Në një intervistë për MCN, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se hetimet duhet të hedhin dritë mbi ekzistencën e databazës me këto të dhëna.
Sipas Ballancës, zbatimi i ligjit për këtë rast u pa inekzistent, teksa shton se është e pamundur të gjendet një zgjidhje emergjente për të rikuperuar atë që ka ndodhur.
Por kur është e lejueshme përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve? Aktualisht SPAK ka nisur hetime lidhur me publikimin e të dhënave, ndërsa deri më tani Partia Socialiste dhe AKSHI kanë refuzuar të japin databazën e tyre.
0 Comments: