MC Networking

Zaev thirrje shtetasve maqedonas në Shqipëri: Votoni PS dhe Vasil Sterjovskin më 25 prill

Në foto: Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka drejtuar një kërkesë të gjithë qytetarëve maqedonas banues në Shqipëri që Në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë për Partinë Socialiste.

Përmes një video Zaev mbështet kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski i cili është i fundit në listën e Korçës të Partisë Socialiste, pasi siç shprehet ai, është një përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Të dashur maqedonas, Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas.

Vasili ka qenë deputet në parlamentin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është një përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë vende mike që bashkërisht po ecin drejt integrimit europian.

Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe unitetit. Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”, tha Zaev.

Më tej ai theksoi se shtetet sot maten duke zhvilluar kapacitetin për të zhvilluar fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi, ndërsa u shpreh se njerëzit që kontribuojnë në ndërtimin e urave për të forcuar atë bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë kanë një vlerë të madhe. “Kështu është dhe Vasili. Ju bëj thirrje të gjithëve në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë”, përfundon fjalën e tij Zaev.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top