MC Networking

Nik Gjeloshaj: Komuna Tuz e diskriminuar, veprat në kundërshtim me interesat e shqiptarëve (VIDEO)

Prej disa ditësh në Malin e Zi kemi parë disa zhvillime ku kryetari i komunës së Tuz pretendon se kjo komunë ndihet e diskriminuar dhe është përjashtuar nga investimet për vitin 2021.

Në një lidhje skype në edicionin e lajmeve për MCN TV kryetari i kësaj komune z. Nik Gjeloshaj tha se kanë treguar se duan të bashkëpunojnë pavarësisht se siç shprehet ai veprat ishin kundër popullatës shqiptare dhe asaj të Tuzit.

Përsa i përket buxhetit të shtetit ai theksoi se shuma këtë vit është më e madhe se ajo e vitit të kaluar, konkretisht 2.6 miliardë, por për fat të keq projektet janë bllokuar dhe ky vit siç e cilëson ai do jetë një vit shterpë.

Kemi një qeveri që nuk e kanë dhënë eksperiencën në dikastere të caktuara. Mund të themi se kemi një por ende nuk ka nisur të funksionojë dhe pa bashkëpunim e kemi të vështirë të bashkëpunojmë. Buxheti i Tuzit jepet drejtpërdrejtë nga qeveria sipas ligjit. Kemi disa procedura që nuk janë në favor të shqiptarëve dhe do punojmë për këtë ku do të përfitojnë emigrantët. Tendenca është që shqiptarët të mos jenë të diskriminuar. Buxheti i shtetit është caktuar 2.6 miliardë dhe për fat të keq asnjë projekt ku jetojnë shqiptarët nuk ka hyrë në buxhet që të kemi zhvillim të infrastrukturës, ky do jetë vit shterpë”, u shpreh Gjeloshaj.

Ndërsa i pyetur nëse ka ndonjë vendim për të, lidhur me kundërshtimin e masave të Covid-19 në Komunën e Tuzit me arsyetimin e se janë të diskriminuar, duke fajësuar edhe forcat policore për irritim të qytetarëve Gjeloshaj konfirmoi se zyrtarisht mbi të rëndon akuza e rëndë për “rezistencë ndaj organeve shtetërorë”.

Po zyrtarisht jam procesuar me një akuzë të rëndë. Që thotë ‘rezistencë ndaj organeve shtetërore’ që nëse kjo akuzë vërtetohet jam i detyruar të dorëhiqem, domethënë unë do të eliminohem nga politika duke mos pasur mundësi të kandidojë më nëse kjo akuzë vërtetohet”, tha ai.

Në këtë qeveri është edhe një shqiptar, zv kryeminsitri Abazoviç. Ndërkohë ju jeni dhe drejtues i  partisë Atlernativës Shqiptare. Cilat janë raportet dhe marrëdhëniet tuaja me z. Abazoviç?

Kemi treguar se duam të bashkëpunojmë por veprat e qeverisë ishin kundër popullatës shqiptare dhe kundër Tuzit. Dhe kur është në pyetje diskriminimi unë nuk hesht dhe shpesh herë kemi pasur përplasje me të. Sa i përket disa vendime që ndalesat për komunat edhe ne për shkak të infektimeve të mëdha të mbyllemi, ata na kanë proceduar, një pjesë të madhe të qytetarëve, mua më kanë proceduar për rezistencë e cila i ka elementet shumë të rënda ashtu siç e kanë përpiluar por ne kemi të drejtë të luftojmë diskriminimin. Veprat kanë shkuar në kundërshtim me interesat për shqiptarët.

Ju keni ngritur edhe pretendimet se këtë javë, Qeveria e Malit të Zi ka ndryshuar kufirin administrativ të Tuzit dhe se këtë e ka bërë pa konsultime me autoritetet komunale. Por ndërkohë Abazoviç ju ka bërë thirrje për dialog.

Ata në mënyrë jashtëligjore kanë bërë këtë ndryshim, ne kemi marrë disa shkresa kemi bërë disa shkresa nuk kanë reaguar dhe ai dialog nuk ka ardhur. Ata e kanë bërë me qëllim, por me ndërhyrjen tonë pati përmirësime.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top